Presidenti i Republikës, Bajram Begaj së bashku me Zonjën e Parë Armanda Begaj po zhvillojnë sot një vizitë në Gramsh, ku morën pjesë në çeljen e eventit “Gusht e n’Festë”. Kjo festë risjellë ngjyrat dhe harenë për banorët e Gramshit, teksa shërben dhe si një ftesë për turistët të cilët mund të njihen me shumë nga destinacionet turistike që ka kjo bashki. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast presidenti Begaj u shpreh se “Gusht e n’Festë” është një rast shumë i mirë për të shijuar natyrën, bukuritë e dhëna nga Zoti dhe ato nga dora e gramshiotëve. Ai përgëzoi autoritetet vendore dhe biznesin për organizimin e këtij aktiviteti me shumë vlera. “Dua së bashku me ju ta përcjell këtë festë në çdo familje shqiptare”, tha Begaj, duke theksuar promovimin e traditave gramshiote. Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Gramsh, Besian Ajazi falënderoi kreun e shtetit për vizitën e tij, ndërsa informoi mbi pikat turistike të kësaj bashkie që pritet të jenë një nga arsyet e zhvillimit të zonës. Në vijim, presidenti Begaj vizitoi stendat e panairit të kulinarisë dhe artizanatit me produkte vendase. “Gusht e n’Fest” do të zhvillohet përgjatë 4 ditëve (17-20 gusht) në Gramsh, duke promovuar atraksionet kryesore turistike të zonës si kanionin e Holtës, liqenin e Banjës, liqenin e Dushkut etj. Promovimi i produkteve vendase, kulinarisë së zonës e artizantit është po ashtu në fokus të këtij aktiviteti. Zërat më të njohur të muzikës shqiptare si Eranda Libohova, Soni Malaj, Era Rusi etj do të performojnë po ashtu për të gjithë ata që zgjedhin Gramshin në këto ditë gushti. ATSH
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on