Wednesday, February 19, 2025
HomeMJEDISGryka e Këlcyrës

Gryka e Këlcyrës

Lumi Vjosa që përshkon Grykën e Këlcyrës në Peshtan, ofron një peizazh karakteristik shumë të bukur natyror, ku ndërthuret bimësia dhe drurët pyjor  përgjatë burimeve ujore në shtratin e lumit Vjosë. Vitet e fundit Gryka e Këlcyrës është kthyer në një destinacion të eksplorimit të natyrës për turistët dhe vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj. Kjo grykë ka një formim shkëmbor shumë të veçantë, ku lumi Vjosa pushon midis dy maleve me një gjerësi maksimumi 1 km dhe me burime kristal që derdhen në Vjosë duke krijuar ujëvara me një bukuri të rrallë.

Gryka gjendet mes vargmaleve Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë dhe Shëndëlli-Lunxhëri-Bureto. Ndërsa Peshtani ku gjendet Gryka e Këlcyrës, ka po ashtu një perspektivë të mirë sa i përket përdorimit të Vjosës për turizëm. Duke qenë se Vjosa në Peshtan është në nga pjesët e saj më të bukura, aty ka filluar zhvillohet sporti i kanotazhit dhe për çdo vit shtohen grupet e turistëve që frekuentojnë fshatin për këtë lloj turizmi.

Banorët kanë nisur t’i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina agroturistike, që janë mjaft të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët e huaj, që vijnë për të pushuar dhe eksploruar bukuritë e jashtëzakonshme natyrore të kësaj zone. Peshtani është 16 km në lindje të Tepelenës, në bregun e majtë të lumit Vjosa, aty kush bashkohet lumi i Zagories me Vjosën. Ai gjendet në qendër të një prej grykave më të mëdha në Ballkan, Gryka e Këlcyrës 13 km, një monument i rrallë natyror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ