Grupe turistësh eksplorojnë atraksionet detare në Shëngjin

0
3

Turistët vijojnë që të vizitojnë atraksione turistike në bregdetin shqiptar.

Në Lezhë turistët mund të shijojnë jo vetëm bregdetin, por edhe historinë, natyrën si dhe kulinarinë e pasur në zonë, duke e bërë një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

Turistët kanë mundësi zgjedhjeje të larmishme në Lezhë, pasi janë të shumta aktivitetet ditore.

Vizitorët mund të zgjedhin peshkim në det apo në grykëderdhjen e lumit Drin, vrojtim zogjsh në lagunat e Kune–Vainit. Për vizitorët janë ndërtuar tre kulla vrojtimi, një në Kune dhe dy në zonën e Vainit. Ato shërbejnë për të eksploruar zonën si dhe për të vrojtuar shpendët e shumtë.

Të eksplorosh lagunat e Kune–Vainit për biodiversitetin e tyre, natyrën tërheqëse e çlodhëse është mundësi e mirë edhe për piknik apo për të shijuar kuzhinën e zonës.

Turistët mund të udhëtojnë me skafe drejt “Ranës së Hedhun” për të parë një eksperiencë ndryshe të një prej plazheve më të bukur shqiptarë.