Thursday, April 24, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAGreva do të vazhdojë !!

Greva do të vazhdojë !!

Pavarësisht prej kërkesës së përfaqësuesve të institucioneve, as sot nuk do të fillojë viti i ri shkollor 2022-23 si pasojë e grevës e cila ka filluar që nga data 25 gusht. Drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) kanë njoftuar se greva nuk do të ndërpritet deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria. Ka hyrë në javën e dytë greva në arsim dhe, si pasojë e saj, është shtyrë fillimi i viti të ri shkollor 2022-23. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Radio Kosovën se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria. “Bazuar në komunikimin që kemi pasur me anëtarësinë, përfundimi është që greva, fatkeqësisht, do të vazhdojë. Greva do të vazhdojë derisa qeveria të ulet e të bisedojë me sindikatat për kërkesat e tyre”, ka thënë ai. Ndërsa sa i përket pakos së paraqitur nga kryeministri Albin Kurti, Jasharaj ka thënë se anëtarësia e ka mirëpritur, por kërkesat e sindikatave janë që të ketë dialog me qeverinë për ndarjen e 100 eurove për të gjithë zyrtarët publikë deri në miratimin e Ligjit të Pagave. “Pakon e prezantuar nga qeveria anëtarësia jonë e ka përkrahur në mënyrë që t’u ndihmohet të gjithëve, por e ka konsideruar se nuk është angazhim për realizimin e kërkesave tona. Ne kërkojmë dialog dhe shtesën prej 100 eurosh deri në miratimin e Ligjit për Paga, nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse”, ka treguar Jasharaj. Thirrje për fillimin e vitit të ri shkollor kanë bërë drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të prindërve dhe nxënësve. Në lidhje me këtë, presidentja Vjosa Osmani ka takuar përfaqësues të SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës. Përveç SBAShK-ut, të gjithë kanë kërkuar që të hënën, më 5 shtator, të fillojë procesi mësimor.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616048

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ