Friday, July 4, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAE drejta e fëmijëve për arsimim, mbrohet me Kushtetutë

E drejta e fëmijëve për arsimim, mbrohet me Kushtetutë

Për efektet e grevës në mos mbajtjen e mësimit, rezultati i grevës, të drejtat e fëmijëve për shkollim dhe ndikimi negativ në procesin e mësimnxënies, ka folur në emisionin Aktual në RTK, Donjetë Kelmendi – drejtoreshë Ekzekutive në KOMF. Ajo tha se qëndrimi i koalicionit të OJQ-ve, për mbrojtjen e fëmijëve jo vetëm tash, por edhe në paralajmërimet e mëhershme të viteve paraprake, kur janë bërë ndërprerjet e procesit mësimor, ka qenë dhe vazhdon të jetë se e drejta për arsimim, është e drejtë themelore e fëmijës. Ajo tha se kjo e drejtë mbrohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Konventa Ndërkombëtare dhe se të drejtat e fëmijëve duhet të mbrohen me çdo kusht. Sipas saj, mësimdhënësit kanë të drejtë për grevë sikurse të gjithë të punësuarit. Ajo tha se kuptohen kërkesat e tyre, sidomos në periudhën e fundit për shkak edhe të inflacionit të madh në Kosovë, megjithatë, si koalicion u shpreh se asnjëherë nuk ka mbështetur e as nuk e mbështesin metodën e cila përdoret për arritjen e kërkesave të tyre.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616070

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments