Inflacioni i çmimeve të konsumit në Greqi u rrit në korrik, pas një rënieje në nivelin më të ulët gati dy-vjeçar në qershor, tha sot Autoriteti Statistikor Helen. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 2,5% në terma vjetore në korrik, pas një rritjeje prej 1,8% në qershor. Më tej, inflacioni u përshpejtua për herë të parë në 10 muaj. Në baza mujore, çmimet e konsumit ranë me 1,1% në korrik kundrejt rritjes prej 0,6% muajin e kaluar. Kjo ishte rënia e parë në gjashtë muaj. Rritja e inflacionit u ndikua kryesisht nga një rritje prej 12,3% e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Çmimet e veshjeve dhe këpucëve u rritën me 5,2% në terma vetore në korrik dhe çmimet e produkteve shëndetësore u rritën me 7,8%. Ndërkohë, kostot e transportit ranë me 3,7 për qind dhe kostot e banesave ishin 11,8 për qind më të lira krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat treguan se inflacioni i harmonizuar me BE-në u ul në 6,8% në korrik nga 7,5% një muaj më parë. Në terma mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 0,5% pas një rritjeje prej 0,3%.
GREQI – Inflacioni regjistron sërish rritje
RELATED ARTICLES