Wednesday, March 26, 2025
HomeSOCIALESHENDETESICOVID-19 – BM regjistron një përhapje të variantit Eris

COVID-19 – BM regjistron një përhapje të variantit Eris

Nën varianti i ri i variantit Omicron të COVID-19, Eris (EG.5.1), është përhapur në të gjithë Britaninë e Madhe, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Britanisë së Madhe (UKHSA). Sipas UKHSA, varianti i ri Eris përbën një në çdo 7 raste të reja në mbarë vendin. Eris u regjistrua si varianti i dytë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, pas Arcturus, i cili përbën rreth gjysmën e rasteve, me 39,4 për qind. Autoritetet raportuan se po monitorojnë nga afër situatën teksa vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në mbarë botën. Sipas Studimit Zoe COVID-19 Sympton, i cili vlerëson shifrat për infeksionet dhe shkallën e vaksinimit nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, numri i vlerësuar i rasteve, i cili ishte 606.656 më 4 korrik, u rrit me 200.000 duke shkuar në rreth 785.980 në 27 korrik. Kontakti në hapësira të mbyllura dhe imuniteti i reduktuar mund të shkaktojnë rritje Ekspertët pretenduan se rritja e rasteve të COVID-19 në vend mund të lidhet me grumbullimin e miliona njerëzve në kinema, pasi filmat Barbie dhe Oppenheimer u shfaqën në kinematë më 21 korrik. Mendohet se grumbullimi i njerëzve në distancë të afërt në zona të mbyllura dhe dobët të ajrosura mund të ketë rritur shkallët e transmetimit. Thuhet se rënia e imunitetit ndaj sëmundjes dhe kalimi i një periudhe të caktuar kohore pas vaksinave kundër COVID-19 mund të shkaktojë edhe rritje të rasteve. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ