Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Gravura” nga Taso pret vizitorë në Pogradec

“Gravura” nga Taso pret vizitorë në Pogradec

Në Galerinë e Artit Pogradec, është hapur ekspozita “Gravura” e Anastas Kostandinit, i njohur për artdashësit me emrin e artit Taso. Kjo është hera e parë që mjeshtri i pikturës sjell një ekspozitë të këtij zhanri. Gravurat e Tasos mbajnë emocion, dashuri për qytetin e tij, Pogradecin dhe kritikë gjithashtu. Siç shprehet ai vetë, grafika për të ka qenë një paralele aq serioze sa hera- herës merrej veçmas me të. Pasi Galeria Kombëtare e Arteve koleksionoi disa prej gravurave të tij, Taso vendosi të merrej seriozisht me gravurën, aq sa edhe me pikturën. Prej 40 vitesh, vizaton qëllimisht për të krijuar grafika. Pasioni grafik, thotë Anastas Kostandini, më ka shtyrë drejt ilustrimit letrar, por edhe në grafika të realizuara për revista e gazeta.

të drejtpërdrejtë tek artisti, në këtë pasion, kanë patur mjeshtrat botërorë, veçanërisht grafisti ekspresionist belg Frans Masereel, Lyonel Feininger, ksilogravurat japoneze dhe mbi të gjithë, mjeshtrit e mëdhenj si Albrecht Dürer, Hans Holbein e deri tek Picasso. Ekspozita “Gravura”, në Galerinë e Artit “Lasgush Poradeci” do të qëndrojë e hapur deri në datën 25 gusht. Ajo vjen me mbështetjen e Bashkisë Pogradec dhe Qendrës Multifunksionale Pogradec.http://ata.gov.al/2022/08/15/ekspozita-gravura-nga-taso-pret-vizitore-ne-pogradec/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments