Gratë që fituan Nobelin dhe ndryshuan botën

0
3

Ndër figurat më të shquara që kanë lënë gjurmë në histori janë edhe gratë-fituese të Çmimit Nobel, të cilat janë vlerësuar për arritje të jashtëzakonshme në shkencë, letërsi, paqe dhe ekonomi.

Nga Marie Curie, gruaja e parë që fitoi Çmimin Nobel dhe e vetmja që është nderuar në dy fusha të ndryshme shkencore, te Malala Yousafzai, fituesja më e re e Nobelit për përpjekjet e saj në mbrojtje të arsimit për vajzat, gratë kanë treguar se mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë.

Mes tyre janë edhe figura të njohura si Nënë Tereza me veprën e saj humanitare, si dhe shkrimtarja Toni Morrison, e cila u nderua me Nobelin në letërsi për veprat që trajtojnë historinë dhe identitetin afro-amerikan.

Fitueset e Çmimit Nobel mbeten një simbol i fuqisë së dijes, kurajos dhe përkushtimit, duke frymëzuar breza të tërë grash dhe vajzash në mbarë botën.