Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIGrantet për mekanikën bujqësore, 10.4 milionë euro

Grantet për mekanikën bujqësore, 10.4 milionë euro

Granti i dhënë për mekanikën bujqësore, llogaritet në vlerën e 10.4 milionë eurove, nga fondet e Bashkimit Europian në bashkëfinancim me Qeverinë Shqiptare. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bëri të ditur se, në sajë të programit IPARD II janë nënshkruar 144 kontrata për zhvillimin e mekanikës bujqësore dhe përmirësimin e proceseve të punës në fermë. AZHBR ka mbështetur fermerët në përmirësimin e teknologjive bujqësore dhe mekanizimit të fermave duke financuar traktorë dhe agregate bujqësore, si traktorë për kryerjen e punimeve agroteknike në sera dhe vreshta, pajisje për mbjelljen e bimëve, frezimin, plugimin, pompat spërkatëse, etj. Këto pajisje kanë sjellë dukshëm rritje të cilësisë dhe rendimentit të prodhimit, në sipërfaqe të mbjella, në uljen e kostove të punës, si dhe rritje të punësimit, duke ndikuar në rritjen e ekonomisë rurale. Përmirësimi i mekanizimit në bujqësi, krahas mbështetjes me grante po mbështetet fort edhe nga skema e naftës falas. Prej dy vitesh qeveria po aplikon furnizimin e fermerëve me naftë pa taksa, duke i lehtësuar ata nga kostot e larta dhe zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore.https://ata.gov.al/2022/10/12/grantet-per-mekaniken-bujqesore-10-4-milione-euro/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ