“Aspettando Verdi” quhej shfaqja Grand Gala që Teatri i Operas i solli mbrëmë për publikun artdashës të Tiranës. Në këtë shfaqje të madhe artistike u përfshinë orkestra, solistët si dhe kori i TKOB. Dirigjent ishte italiani Jacopo Sipari di Pesscaseroli, tashmë një emër i njohur edhe në Shqipëri, pasi në 1 shtator ishte pikërisht ai së bashku me pianistin Giuseppe Albanese që çelën sezonin e ri artistik në TKOB. Mbrëmjen e djeshme, kori u drejtua nga Dritan Lumshi ndërsa protagonistë të Grand Gala-së ishin yjet e TKOB: Eva Golemi, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Armando Likaj, Ivana Hoxha, Shpresa Beka, Denis Skura e shumë të tjerë. Sipas TKOB pati një interesim të madh për pjesëmarrje nga publiku, duke u shitur të gjitha biletat e shfaqjes në kohë rekord. ATA