UEFA ka zgjedhur golin e sulmuesit anësor të Shqipërisë, Jasir Asani si më të mirin e raundit të parë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian të futbollit, EURO 2024. Asani shënoi golin e parë ndaj Moldavisë për kuqezinjtë në fitoren e tyre 2-0 në “Air Albania”. Ai realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur në pjesën e dytë të ndeshjes pas një goditjeje precize nga distanca me të majtën. Në garë më golin më të mirë, Asani la pas Elif Lemas në ballafaqimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, si dhe atë të Grant-Leon Ranos me golin e tij për Armeninë kundër Uellsit. Ky ishte goli i parë i Jasir Asanit me fanellën e Kombëtares shqiptare. atsh