Fundjava që lamë pas ishte nga më të larmishmet për qytetin e Gjirokastrës. Ndërkohë që “Çeço Fest” e uli në kala siparin, një tjetër event kulturor i quajtur “Iso mbi kalldrëm”, nisi në zonën e pazarit, në Gjirokastër. “Çeço Fest” është festivali i 3 netëve me muzikë elektronike, e DJ nga vende të ndryshme të botës, i cili i dha gjallëri kalasë mesjetare të qytetit të gurtë. Ai u zhvillua në datat 5, 6 dhe 7 gusht. Ndërsa “Iso mbi kalldrëm” është një event artistik i organizuar nga Bashkia Gjirokastër dhe që parashikohet të zhvillohet çdo fundjavë, me qëllim promovimin e vlerave të këngës polifonike dhe përthithjen e turistëve. Kryebashkiaku Flamur Golemi, është shprehur në rrjetet sociale se “Gjirokastra ishte plot e përplot si asnjëherë më parë në këtë sezon”. Ai ka falënderuar me zemër këdo që shkon në Gjirokastër. Isopolifonia në pazarin e Gjirokastrës, nisi me grupin popullor “Ergjëria” duke shpalosur vlerat më të spikatura të kësaj pasurie të UNESCO-s.https://ata.gov.al/2022/08/08/gjirokastra-plot-e-perplot-si-asnjehere-me-pare/
Gjirokastra, si asnjëherë më parë
RELATED ARTICLES