Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTGjirokastra del nga harta e rrezikshmërisë së monumenteve të kulturës

Gjirokastra del nga harta e rrezikshmërisë së monumenteve të kulturës

Gjirokastra, qytet i UNESKO-s, ka dalë tashmë nga harta e rrezikshmërisë. Një pjesë e mirë e monumenteve të kulturës dhe banesa karakteristike, të cilat prej vitesh ishin lënë në harresë, tani kanë ndryshuar panoramën, falë investimeve të fundit që po realizohen. Së fundi, edhe rreth 20 milionë lekë janë akorduar për 10 objekte të trashëgimisë kulturore. Një prej përfituesve është edhe arkitekti, Sandër Pesha. Në Gjirokastër ka 500 banesa, kategori e parë dhe e dytë. Një pjesë e tyre rrezikonin me të vërtetë ekzistencën. Por, Vaso Polo, drejtor në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, thotë se me projektet e fundit të lancuara nga Ministria e Kulturës, investitorë vendas, por edhe të huaj, po shfaqin interes për t‘i kthyer të gjitha këto objekte në funksion. Në ditën e trashgimisë kulturore, specialistët e fushës bëjnë apel jo vetëm për restaurimin e godinave monumentale, por edhe rivënien e tyre në funksion të turizmit.https://lajme.rtsh.al/artikull/gjirokastra-del-nga-harta-e-rrezikshmerise-se-monumenteve-te-kultures

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments