Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi priti në një takim kryetarin e Këshillit Bashkiak të Nardò në rajonin e Lecce në Itali, Antonio Tondo. Kjo vizitë e Tondo vjen asaj të zhvilluar nga Golemi vitin e kaluar në komunën Nardò të bashkisë Lecce në Itali, ku u nënshkrua edhe një marrëveshje binjakëzimi, të konkretizuar në fusha të interesit të përbashkët si kultura, turizmi apo qeverisja vendore. “Vizita e Antonio Tondo në Gjirokastër vjen pak kohë pas asaj që unë zhvillova në qytetin e tij e ku diskutuam për bashkëpunimin e fushën e turizmit e kulturës dhe shkëmbimin e përvojave më të mira në qeverisjen lokale e sidomos në hartimin dhe implementimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian”, u shpreh Golemi në një postim në rrjetet sociale. Golemi tha se “pashmangshmërisht si të gjithë të huajt që vijnë për herë të parë në Gjirokastër, edhe Antonio ikën me përshtypjet më të mira dhe me premtimin që të rikthehet sërish”.https://ata.gov.al/2022/08/23/gjirokastra-bashkepunim-ne-turizem-e-kulture-me-komunen-nardo-ne-itali/
Gjirokastra bashkëpunim në turizëm e kulturë me komunën Nardò në Itali
RELATED ARTICLES