Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Gjermania mbështet rrugën drejt BE-së të Maqedonisë së Veriut

 Gjermania mbështet rrugën drejt BE-së të Maqedonisë së Veriut

Jam këtu për t’ju siguruar se vendi juaj mund të llogarisë mbështetjen e Gjermanisë në rrugën tuaj drejt BE-së, deklaroi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në një konferencë të përbashkët shtypi me mikpritësin e tij, presidentin Stevo Pendarovski. Ai tha se ishte i vetëdijshëm se Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së ishte përballur me pengesa dhe se besimi i publikut në BE u sfidua nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë. ”Ju dhatë një shembull mbresëlënës se dallimet e thella prej vitesh mund të zgjidhen vetëm nëse ka vullnet politik nga të dyja palët”, tha Steinmeier duke falënderuar Shkupin për ”gatishmërinë e tij pragmatike për kompromis për të arritur më të mirën në marrëdhëniet fqinjësore me Bullgarinë. Jam i bindur se ky qëndrim do të shpërblehet fund”, theksoi Steinmeier. ”Ne gjithmonë e kemi mbështetur perspektivën e BE-së të Maqedonisë së Veriut po ashtu edhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor për të qenë në BE. Thjesht, Maqedonia e Veriut është pjesë e familjes evropiane me kulturën dhe gjuhën e saj”, tha Steinmeier. Ai gjithashtu përgëzoi Maqedoninë e Veriut, si anëtarja më e re e NATO-s, për kontributin e e saj në mbrojtjen kolektive.https://ata.gov.al/2022/11/30/shkup-steinmeier-gjermania-mbeshtet-rrugen-drejt-be-se-te-maqedonise-se-veriut/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments