Gjermania do t’i sigurojë Ukrainës 45 tanke të tjera kundërajrore “Gepard” ose “Cheetah” deri në fund të vitit, per t’u mbrojtur kundër Rusisë. Plani u njoftua nga kreu i Qendrës për Situatën në Ukrainë, në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral brigade, Christian Freuding, në nje interviste për gazetën “Die Welt”. Gjithsej, janë dorëzuar 34 tanke “Gepard” dhe 15 të tjera do të sigurohen në javët në vijim. “Përveç kësaj, ne duam të dorëzojmë deri në 30 tanke të tjera “Gepard” deri në fund të vitit në bashkëpunim me SHBA-në”, tha Freuding. Freuding e sheh mbrojtjen ajrore si një pikë kyçe të dobët në kundërsulmin aktual të ushtrisë ukrainase. Përveç tankeve “Gepard”, sistemet e mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM synojnë të forcojnë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës. “Dy prej tyre tashmë janë dorëzuar. Dy të tjera do të pasojnë këtë vit, pastaj katër të tjera në 2024”, tha gjenerali. atsh
Gjermania furnizon Ukrainën me 45 tanke të tjera “Gepard”
RELATED ARTICLES