Tre policët e rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, janë liruar sot, sipas KosovaPress. Ndërkohë, sipas Express, tre policët janë vizituar nga familjarët e tyre të premten, derisa njërit prej tyre i janë siguruar edhe barnat. Para disa ditësh, në një konferencë për media, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla, kanë shpalosur detaje për vizitën e ambasadorit Jetishi te tre policët kufitarë. Kurti tha se policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe. ”Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kishin rrëfimin e njëjtë kur u pyetën ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë. Përshkrimi i policëve është i njëjtë. Janë tri rrëfime të ndara identike, të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit më 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie. Pra kanë qenë duke ngrënë drekë kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer”, tha ia. Ndërsa, Gërvalla ka treguar për kushtet në të cilat gjenden ata. Nga momenti i shqiptimit të masës së zgjatjes së paraburgimit për 30 ditë, tre oficerët janë vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Kralevës. Ata janë të vendosur në dhoma të veçanta tek e tek, mirëpo nuk kanë qasje as në TV ose në ndonjë formë të mediave të shkruara ose tjera. Sipas tyre, trajtimi nga gardianët dhe stafi tjetër është korrekt, atyre u jepet ushqim në baza të rregullta ditore, edhe pse sipas njërit prej tyre cilësia është jo e mirë. Dje, autoritetet e burgut iu kanë dhënë ndërresa të brendshme dhe aksesorë higjiene, por Mustafa ka thënë se i mungojnë medikamentet bazike që i përdor rregullisht për gjendjen shëndetësore dhe kjo po ia vështirëson qëndrimin në burg. atsh
Lirohen policët e rrëmbyer në veri të Kosovës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on