Saturday, July 20, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGJERMANI: Rritet numri i ekstremistëve të djathtë

GJERMANI: Rritet numri i ekstremistëve të djathtë

Agjencia Gjermane e Shërbimit Sekret (BfV) paralajmëroi për një rritje të numrit të ekstremistëve të djathtë dhe rritje të radikalizimit mes tyre.

Duke paraqitur raportin vjetor në një konferencë për media në Berlin, kreu i BfV-së, Thomas Haldenwang tha se grupet e ekstremit të djathtë po përpiqen të fitojnë më shumë mbështetës duke nxitur frikën nga migrimi dhe konfliktet ndërkombëtare.

“Numri i mundshëm i ekstremistëve të krahut të djathtë në Gjermani vitin e kaluar u rrit në 40 600, një rritje prej 4,6 për qind. Numri i atyre që klasifikohen si të orientuar nga dhuna është rritur në 14 500, me 3,6 për qind rritje”, tha ai.

Haldenwang tha se ka pasur një rritje të sulmeve të dhunshme të kryera nga ekstremistët e krahut të djathtë.

“Numri i krimeve të dhunshme dhe kjo veçanërisht vlen të përmendet sërish, është rritur për 13 për qind në 1 148”, tha ai duke shtuar se 1 016 prej tyre ishin vepra të rënda që përfshinin lëndime trupore, përfshirë katër vrasje në tentativë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments