Monday, March 24, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGJERMANI – Hotelet dhe restorantet nevojë për staf

GJERMANI – Hotelet dhe restorantet nevojë për staf

Gjermania aktualisht ka një mungesë prej më shumë se 65 000 punonjësish në hotele dhe restorante, sipas shoqatës së industrisë së mikpritjes “Dehoga”. Sipas anketave mujore të “Dehoga”, mungesa e punonjësve është vazhdimisht një nga sfidat më të mëdha për bizneset. “Agjencia Federale e Punësimit raportoi 33 160 vende të lira pune në industrinë e mikpritjes për qershorin. Megjithatë, ne supozojmë se kërkesa aktuale është të paktën dy herë më e lartë, pasi shumë biznese nuk i raportojnë më vendet e lira të punës, në agjencitë e punësimit apo qendrat e punës,” tha ekspertja e tregut të punës në “Dehoga”, Sandra Warden. Sipas Warden, ne qershor te vitit 2019 u raportuan pothuajse 40 000 vende të lira pune. “Ka biznese që janë të detyruara të shkurtojnë orët e tyre të punës, të mbyllin dyert në ditë të caktuara”, tha Warden. Disa restorante kanë filluar të fokusohen më shumë në vetëshërbim sesa në shërbimin e plotë të tavolinës. Warden tha se anëtarët e “Dehoga” shpresonin se industria do të përfitonte shpejt nga mundësitë e ofruara nga reformat e migracionit, si dhe punësimi i lehtësuar i refugjatëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ