Përfaqësuesja kuqezi vijon përgatitjet në Durrës në kuadër të dy ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve, me Izraelin në transfertë (24 shtator) dhe Islandës në “Air Albania” (27 shtator). Gjatë ditës së sotme në konferencë për shtyp janë shfaqur Klaus Gjasula dhe Kristjan Asllani. I pari që u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ishte Gjasula, i cili theksoi se do të shkojnë në Izrael për të marrë fitoren. “Sigurisht që po, e besojmë. Edhe në ndeshjen e parë u pa qartë që kishim rastet tona për ta fituar takimin. E dimë gjithashtu se sa e rëndësishme është për ne. Duhet të japim maksimumin dhe të marrim tri pikët”. “Kemi disa mungesa, por edhe ata kanë hallet e veta. Në ndeshjet e fundit kanë ardhur shumë çuna të rinj, duhet pak kohë, por ne kemi cilësi për t’i fituar”. “E dimë që janë ndeshje shumë të rëndësishme. Të përqendrohemi tek Izraeli me gjithë forcën tonë, pastaj të mendojmë për Islandën. Edhe ekipet e tjera janë të mira, duket që jemi në të njëjtin nivel. Ne do të provojmë t’i fitojmë të dyja”. Në të njëjtën linjë është edhe Asllani: “Kemi luajtur kundër Izraelit, është një ekip shumë i fortë, sepse ka lojtarë shumë të shpejtë. Besoj se kemi shumë shanse në këtë ndeshje që të marrim tri pike”. “Minutat e pakta tek Interi? Është normale që s’kam luajtur, jam 20-vjeç dhe kam ardhur në një ekip shumë të fortë, por duhet të kem durim, pasi në roli tim luan një lojtar shumë i mirë si Brozovic dhe po mësoj shumë nga ai”. “Kur jam me Kombëtaren, luaj me Kombëtaren, kur të kthehem, nuk e di çfarë do të bëhet. Stërvitem mirë, jam profesionist, kur të më jepet shansi, do të jap më të mirën”. “Si ka ndryshuar jeta pas kalimit tek Interi? Nuk e di si ka ndryshuar, pasi kam kaluar nga një ekip i vogël si Empoli tek Interi, që është super-ekip. E di që ka presion më të madh, por për mua nuk është problem, pasi jam mësuar”.https://sport.rtsh.al/artikull/gjasula-e-asllani-kercenojne-izraelin-i-kemi-mundesite
Gjasula e Asllani-I kemi mundësitë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on