Të bindur në fitore dhe në tre pikë të reja janë shprehur para ndeshjes me Andorrën trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse dhe sulmuesi, Vedat Muriqi. Madje sulmuesi nga Prizreni e cilësoi si opsionin e vetëm për Kosovën duke e ditur se synimi është që të arrihet kualifikimi në këtë kampionat, derisa shtoi se edhe pse është sulmues ka shumë dëshirë që ti ndihmojë mbrojtjes. “Si rol, si sulmues e kam rolin të shënoj gola, por siç e dini dhe më njihni mua, kështu që aty ku ka ekipi nevojë unë mundohem të jem aty dhe me Izraelin kemi pasur momente të shumta që na kanë sulmuar me të vërtetë pak si tepër dhe e ndjeva veten që duhet të shkoj aty të ndihmoj sepse më mirë është të jetë aty një lojtar më shumë se sa një më pak të jetë më përpara…Qind për qind duhet të jetë fitore, ndonjë rezultat tjetër nuk po mundem ta paramendoj la nënçmim për kundërshtarin, por nëse duam të kualifikohemi siç kemi filluar kampanjën që të bëjmë histori kështu që fitorja është e domosdoshme nesër”, tha Muriqi. Ai më tutje foli edhe për zhvillimet e fundit brenda FFK së duhet thënë se një ngjarje e tillë la ndikuar keq në skuadër, ndërsa tha se nuk është duke e agjëruar Ramazanin “Ne si futbollistë jemi këtu për të luajtur lojë, për ta përfaqësuar shtetin tonë kështu që janë ngjarje që mirë do të ishte mos të ndodhin por tani që ndodhi normalisht që reflekton keq për çdo njeri që është në federatë apo si futbollistë por do të shohim përpara tani e tutje çfarë do të bëjmë….Unë personalisht jo sepse një ditë para lojë ose ditën e lojës nuk e agjëroj nuk po mundem, sa i përket, po janë disa që agjërojnë dhe për ju dhe kushdo që agjëron Zoti iu ndihmoftë”, tha Muriqi. Nga ana tjetër trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse nuk e bëri të ditur formacionin dhe detaje të tjera taktike. “Zakonisht nuk e kam zakon ta përmend mënyrën se si do të paraqitemi apo si do të luajmë. Nuk dua tua shpalos formacionin apo mënyrën thjeshtë është që kundërshtari të mos merr informacione para lojës kështu që edhe kësaj here nuk do të jap shumë detaje nga kjo pjesë…Sa i përket Edonit përkundrazi, mendoj që fakti që Edoni është kthyer prapa nuk la arritur ta dëshmojë veten në fazën ofanzive për shkak që e kemi parë se dy mbrojtësit e krahëve shpeshherë kanë dalë shumë përpara dhe ndoshta Edoni është detyruar që disa herë të kthehet prapa”, tha Giresse. Trajneri francez më tutje la të kuptohet se ndaj Andorës mund të ketë ndryshime në mesfushë pas problemeve që u paraqitën gjatë ndeshjes me Izraelin. “Pajtohem me ju në këtë pikë, do ta quaja mangësia të cilën e kemi pasur në këtë lojë është fakti që pjesën e parë e kemi filluar me vetëm një mesfushor qendror që ishte në këtë rast Dreseviq dhe mendoj që në raste të caktuara ai gjindej vet dhe ndoshta kishte vështirësi në raport me kundërshtarin gjë të cilën e kemi ndryshuar në pjesën e dytë ku kemi vendosur dy lojtarë në qendër të mesfushës dhe besoj kemi prodhuar më shumë raste.”, theksoi ai. Ai gjithashtu ka kërkuar përkushtim maksimal nga lojtarët duke mos e nënvlerësuar Andorrën “Pika e parë, nuk duhet neglizhuar Andora dhe nuk duhet të konsiderohet për atë se çka përfaqëson Andora në futboll. Ndoshta nuk është ekip i njohur por nuk duhet neglizhuar”, tha në fund ai. Pas konferencës, kombëtarja zhvilloi stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ballafaqimit të nesërm me Andorrën me fillim nga ora 20:45. atsh