Ky organ shtypi u shqua për oponencën ndaj administratës së vjetër të trashëguar nga Perandoria Osmane. Këta funksionarë qenë objekt i penës shpotitëse të së përditshmes, në faqet e të cilës, ata cilësoheshin si “analfabetë” dhe “anadollakë”. Sipas gazetës, përmes këtyre individëve kishte depërtuar në makinën shtetërore korrupsioni galopant dhe stanjacioni intelektual, duke e katandisur administratën, sipas fjalëve të Mehmet Konicës (gazeta “Arbënia” , dt. 08.05.1930) “…në një makinë të bërë me vegla të ndryshme, të shtrembra dhe këtu-atje ndonjë vegël e re”. Për nga ndikimi në opinionin shoqëror dhe nga fryma antiqeveritare që përçonte, gazeta u ndalua nga ministri i Brendshem i kohës, Musa Juka. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto nga korrespondenca mes Legatës Italiane dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, mbi ndalimin e botimeve të gazetës “Arbënia”.
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on