“VolejPoja Beach Trophy 2023” ka përfunduar mbrëmë me ndeshjet finale. Turneu 3-ditor i volejbollit në rërë ngjalli interes tek pushuesit e shumtë të këtij sezoni turistik. “Volejpoja Beach Trophy 2023”, organizuar nga Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Volejbollit, për tri ditë me radhë e ktheu plazhin e Velipojës në qendrën e garave sportive në rërë. Fituesit e këtij turneu amator të volejbollit, në të cilin morën pjesë 20 ekipe nga Shqipëria dhe Kosova, u shpallën: për femra, Deborah Keci nga Tirana dhe Valmira Ramadani nga Kosova, për meshkuj, Ledion Martiro dhe Andi Bareti, nga Tirana. atsh