Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEEKONOMI Garanci deri në 70% të marrjes së kredive për sektorin e industrisë...

 Garanci deri në 70% të marrjes së kredive për sektorin e industrisë përpunuese

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se Garancia Sovrane për industrinë fason do të mundësojë financim për investime dhe kapital qarkullues. “Pas një diskutimi të vazhdueshëm me sektorin, miratuam garancinë sovrane për sektorin e fasonerisë me një vlerë prej 4 miliardë lekësh. Kjo paketë ofron një mbulim me garanci deri në masën 70% të marrjes së kredive për sektorin e industrisë përpunuese. Si dhe mundëson financim për investime dhe kapital qarkullues, duke lejuar deri në 30% të financimit për blerjen e lëndës së pare”, u shpreh Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se bizneset e sektorit të industrisë përpunuese do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi me kushte lehtësuese. Marrëveshja gjithashtu, shtoi ministri, kufizon normën e interesit për kreditë dhe standardizon tarifat nga bankat, duke sjellë stabilitet dhe siguri për bizneset. Fasoneria ka një rol të rëndësishëm në punësim dhe eksporte. Skema synon të përmirësojë aksesin në financë dhe të promovojë investime në përmirësimin e teknologjisë, si dhe rritjes së nivelit të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ