Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGallant njofton hapjen e kalimit të ri në Rripin e Gazës

Gallant njofton hapjen e kalimit të ri në Rripin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant njoftoi dje në mbrëmje hapjen e një kalimi të ri në veri të Rripit të Gazës. Gallant u tha gazetarëve në Tel Aviv se ky ishte një nga disa hapa që synonin të lehtësonin dërgimin e më shumë furnizimeve në territorin palestinez. Qëllimi është të dërgohen më shpejt furnizime në Rripin e Gazës nëpërmjet portit të Ashdod dhe të lehtësohen kontrollet e sigurisë. Qasja e re në veri pritet të ulë presionin mbi pikën kufitare ekzistuese Kerem Shalom në jug të Rripit të Gazës.

“Dorëzimi i ndihmave nëpërmjet Jordanisë gjithashtu duhet të rritet”, tha Gallant, duke folur për dy rrugë dhe bashkëpunimin me Forcën Ajrore Jordaneze. “Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare duhet gjithashtu të përmirësohet për të shmangur incidentet të ardhmen, të tilla si sulmi vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmës në Gaza”, tha ai. Gallant foli edhe për projekte të përbashkëta me SHBA-në për ofrimin e ndihmave nga deti dhe projekte infrastrukturore si tubacionet e ujit.

Izraeli, i cili ka luftuar kundër organizatës militante palestineze Hamas që nga tetori, është kritikuar ashpër ndërkombëtarisht për kufizimin e ndihmave humanitare për popullsinë civile në Rripin e Gazës. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, forma më e keqe e krizës së urisë, po afrohet, veçanërisht në Gazën veriore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ