Katër herë fituesi i garës prestigjioze “Tour de France”, Chris Froome, ka njoftuar tërheqjen nga çiklizmi profesionist, në moshën 41-vjeçare, duke mbyllur një nga karrierat më të suksesshme në historinë e këtij sporti.
Çiklisti britanik nuk ka garuar që prej gushtit të vitit 2025, kur pësoi një aksident të rëndë gjatë një seance stërvitore në jug të Francës.
Froome nuk arriti të rikthehej më, në nivelin që kishte para aksidentit të rëndë të vitit 2019 në Critérium du Dauphiné, ku pësoi fraktura të shumta dhe qëndroi në terapi intensive.
Gjatë karrierës së tij, britaniku regjistroi 46 fitore në gara profesioniste dhe mbetet një nga çiklistët më të suksesshëm të historisë.
Me katër tituj në Tour de France, ai renditet pas katër legjendave të këtij sporti: Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard Hinault dhe Miguel Indurain, të cilët kanë fituar pesë herë garën më të famshme të çiklizmit





