Microsoft-i duhet të paguajë një gjobë prej 60 milionë eurosh (63.8 milionë dollarë) për shkelje të rregulloreve ligjore për “Cookies”, një masë e vendosur nga autoriteti francez i mbrojtjes së të dhënave CNIL. Autoriteti akuzon Microsoft-in për shkelje të rregulloreve me motorin e kërkimit bing.com. “Cookies” i vendosur për qëllime reklamimi mbledh informacione. Gjithashtu, nuk ka asnjë opsion që lehtëson refuzimin e “Cookies” përveç pranimit të tyre. “Cookies” janë regjistrime të vogla të dhënash që ruhen në pajisje kur dikush viziton një faqe interneti. Kjo i bën shumë gjëra më të lehta për përdoruesit, por informacioni personal gjithashtu mund të bëhet transparent dhe t’u transmetohet reklamuesve. CNIL vendosi që Microsoft-u duhet të ndryshojë rregulloren e tij brenda tre muajve. Përdoruesit në Francë, do të duhet të japin pëlqimin e tyre përpara se “Cookies” të përdorin të dhënat e tyre për qëllime reklamimi. Përndryshe, kompania e software-it duhet të paguajë një gjobë prej 60,000 € për ditë vonesë. Gjoba i drejtohet Microsoft Ireland Operations Ltd.http://ata.gov.al/2022/12/22/autoriteti-francez-per-mbrojtjen-e-te-dhenave-gjobit-microsoft-me-60-milione-euro/