Wednesday, March 19, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIJaponia autorizon testin e gjakut për Alzheimerin

Japonia autorizon testin e gjakut për Alzheimerin

Japonia ka autorizuar një test të thjeshtë gjaku për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, njoftoi sot kompania “Sysmex Corporation. “Sysmex Corporation” tha në një deklaratë se tani synon të lançojë sa më shpejt të jetë e mundur, mjetin e saj diagnostikues minimalisht invaziv, në tregun japonez. Sipas kompanisë, në më shumë se një çerek ore, mund të matet niveli i akumulimit të proteinës beta-amiloide në gjak, një nga bioshënjuesit kryesorë të sëmundjes Alzheimer. Metoda të tjera janë tashmë të disponueshme për diagnostikimin e kësaj patologjie, por ato janë përgjithësisht të kushtueshme ose invazive, ndërkohë që është thelbësore që Alzheimer të zbulohet sa më shpejt që të jetë e mundur, për të ngadalësuar progresin e sëmundjes. Sëmundja e Alzheimerit mbetet e pashërueshme edhe sot e kësaj dite, por në nëntor, disa të dhëna klinike konfirmuan potencialin e një ilaçi të ri, lecanemab, për të ngadalësuar ndjeshëm uljen e aftësive njohëse te pacientët e trajtuar për 18 muaj. “Mbi 55 milionë persona në mbarë botën vuajnë nga demenca, një numër që pritet të rritet në 130 milionë deri në vitin 2050 me rritjen e jetëgjatësisë”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Demenca është një problem i madh i shëndetit publik në Japoni, vendi më i moshuar në botë (29,1% e banorëve të saj janë të moshës mbi 65 vjeç në 2022, një rekord i ri).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ