Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREFranca denoncon fushatën dezinformuese ruse

Franca denoncon fushatën dezinformuese ruse

Autoritetet franceze theksuan ekzistencën e një fushate manipulimi të informacionit digjital kundër Francës që përfshin aktorë rusë dhe në të cilën morën pjesë entitete shtetërore ose subjekte të lidhura me shtetin rus, duke përforcuar të dhëna të rreme. Ministria e Jashtme franceze denoi ngjarjen si një akt të padenjë për një anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Paris ishte në gjendje të zbulonte këtë fushatë manipulimi të informacionit, e cila lejoi autoritetet kompetente franceze të merrnin masa mbrojtëse dhe parandaluese. Hapat e tjera teknikë përkatës janë duke u zhvilluar. “Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme ka penguar në mënyrë të dukshme një tentativë për vjedhje te identiteteve në faqen e saj të internetit ( www .diplomatie.gouv.fr/ )”, tha ministria. Hetimet e kryera zbuluan elementë të shumtë që tregonin përfshirjen e individëve rusë ose rusishtfolësve dhe kompanive të ndryshme ruse në krijimin dhe zhvillimin e fushatës. Sipas autoriteteve, disa entitete shtetërore ose subjekte të lidhura me shtetin rus morën pjesë në shpërndarjen e përmbajtjeve të caktuara të prodhuara si pjesë e fushatës. Përfshirja e ambasadave dhe qendrave kulturore ruse në mënyrë aktive, në përforcimin e kësaj fushate, duke përfshirë llogaritë e tyre institucionale në rrjetet sociale, është një ilustrim i mëtejshëm i strategjisë hibride që Rusia po zbaton për të minuar kushtet për debat paqësor demokratik dhe gjithashtu institucionet tona demokratike. “Franca dënon këto veprime të padenjë për një anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Asnjë lloj manipulimi nuk do ta ndalojë Francën të mbështesë Ukrainën përballë luftës së agresionit rus. Autoritetet franceze po punojnë ngushtë me partnerët e tyre për të mposhtur luftën hibride të udhëhequr nga Rusia”, thuhet në deklaratën e ministrisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments