Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTFran Miraka, pushkatuar nga regjimi komunist

Fran Miraka, pushkatuar nga regjimi komunist

Përkujtohet sot Fran Miraka pushkatuar nga regjimi komunist, i cili u varros në një varr masiv në Shkodër në vitin 1946. Fran Miraka, lindi në fshatin Iballë të Pukës më 13 gusht 1916. Ndoqi kolegjin e jezuitëve në Shkodër dhe gjatë moshës së re u mor dhe me tregti. Për shkak të një të afërmi që jetonte jashtë vendi dhe faktit që bënte pjesë në komunitetin katolik, u vendos nën përndjekje. Së bashku me një grup klerikësh të tjerë u arrestua dhe në gjyqin e mbajtur në kinema “Rozafat” në Shkodër, u akuzua si pjesëtar i një grupi rezistence të quajtur “Bashkimi Kombëtar”. Një pjesë e tyre u dënuan me vdekje. Kjo do të ishte goditja e parë që do t’i bëhej klerit katolik në Shqipëri. Gjatë formimit të tij ai mësoi si të mos ishte konformist, të mbrojë dinjitetin dhe besimin e tij. Rezistenca kundër drejtuesve komunistë do të ishte për të një rrugë pa kthim. “Një herë kam lindur, një herë do vdes”- pohoi ai me bindje dhe besim të palëkundur ditën e pushkatimit, mëngjesin e 4 marsit 1946. Së bashku me klerikë të tjerë u pushkatua dhe u gropos në një varr masiv në moshën 30 vjeçare, pranë varrezave të Rrmajit në Shkodër. Më 5 nëntor 2016 u shpall i Lum bashkë me 37 martirë të tjerë. Në kuadër të kurimit të së shkuarës nga regjimi komunist, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujton personalitete, intelektual dhe klerik që u konsideruan armiq të pushtetit diktatorial.http://ata.gov.al/2022/08/13/perkujtohet-fran-miraka-pushkatuar-nga-regjimi-komunist/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments