Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTFotografia e Angjelin Nenshatit sjell atmosferën e Shkodrës së vitit 1981

Fotografia e Angjelin Nenshatit sjell atmosferën e Shkodrës së vitit 1981

“Muaji i Fotografisë” përcolli këtë të hënë një foto të nxjerrë nga fondi i fototekës “Marubi”. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi foton me autor Angjelin Nenshatin, e shkrepur në Shkodrën e vitit 1981 dhe që dëshmon për atmosferën e krijuar në qytet, ndërsa përurohej “Ekspozita Kombëtare e Kulturës”. Siç shkruan edhe Margariti në rrjetet sociale, dikur, hapja e një ekspozite ishte festë. Fotografi Angjelin Nenshati, lindi në Shkodër në vitin 1929. Studimet e para i kreu në Kolegjin Saverian e mbas mbylljes së tij, në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër. Formimi i tij zë fill në mënyrë autodidakte. Impakti me fotografinë erdhi nga rasti fatlum i të rënit në dorë që herët i një aparati fotografik, me të cilin bëri shkrepjet e para në kontekstin e një qyteti me traditë në këtë fushë. Me vendosjen e regjimit komunist, për t’iu shmangur disi persekutimit për prirjet e tij demokratike e fetare, nga viti 1948 kur vendoset në Pukë e deri në 1957, është arsimtar pranë shkollave të ndryshme, por kjo nuk e pengon të punojë edhe në fushën e fotografisë. Që herët, edhe falë lidhjeve familjare, ai qëndron pranë fotografit të njohur në Shkodër, Pjetër Rraboshta, gjë që e plotësoi formimin e tij në drejtim të proçeseve të laboratorit. Në vitin 1958 hyn në kooperativën shtetërore ku punon si fotograf. Në vitet ’70 i bashkohet Gegë Marubit në aktin e dhurimit të fondit fotografik personal. Ky fond i ruajtur në Fototekën Marubi dhe i pasuruar më tej prej tij, numëron mbi 228.000 imazhe të shkrepura në film rul 24x36mm. Angjelin Nenshati ishte fotografi që ndiqte eventet social-kulturore të vendit, por edhe familjet qytetare në ritualet e ndryshme të jetës së tyre. Aktiviteti i tij u realizua më shumë jashtë studios se brenda saj. Punoi në repartin e fotografëve deri sa arrin moshën e pensionit në vitin 1989. Realizoi fotografi të zhanreve të ndryshme, por është shumë afër atij të reportazhit. Krahas fondit të tij në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, famija zotëron një fond të pasur me fotografi, kryesisht me ngjyra.http://ata.gov.al/2022/08/15/fotografia-e-angjelin-nenshatit-sjell-atmosferen-e-shkodres-se-vitit-1981/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments