Fotografi kroat, me origjinë shqiptare Luka Mjeda, do të sjellë në shqip veprën e arkitektit Andrija Alesi. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilloi sot një takim me fotografin Mjeda. Margariti u shpreh se Andrija Alesi tashmë do të njihet edhe në vendin e origjinës, falë veprës së akademikut kroat Andrija Mutnjakovic dhe fotografive të Luka Mjedës. “Me fotografin kroat, me origjinë shqiptare Luka Mjeda, që do të na sjellë në shqip veprën e një arkitekti nga Durrësi, që vulosi Rilindjen në arkitekturën kroate të shek. XV”, shkroi Margariti në një postim në rrjetet sociale. “Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Andrija Alesi tashmë do të njihet edhe në vendin e origjinës, falë veprës së akademikut kroat Andrija Mutnjakovic dhe fotografive të Luka Mjedës, që ka ruajtur shqipen e të parëve”, theksoi Margariti.https://ata.gov.al/2022/08/30/margariti-fotografi-luka-mjeda-do-te-sjelle-ne-shqip-vepren-e-arkitektit-andrija-alesi/
Fotografi Luka Mjeda
RELATED ARTICLES