Wednesday, April 2, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFortesa e Shkodrës në gravurën e vitit 1877 të bibliotekës së Firences

Fortesa e Shkodrës në gravurën e vitit 1877 të bibliotekës së Firences

Zgjerimi i Shkodrës gjatë shekujve ka pasur faza të ndryshme deri në ditët e sotme. Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore e Shkodrës në një postim në rrjetet sociale publikoi gravurën që tregon fortesën e Shkodrës, ruajtur në Bibliotekën Ambrosiana të Firences, e vitit 1877. Sipas DRTK Shkodër, qyteti ruajti truallin e vet antiko- mesjetar me një zhvendosje më në lindje, në pjesën fushore deri në fillim të shek.XIX. Lagjet e reja kryesisht merrnin emrin e ofiqarëve osmanë, pozicionit gjeografik apo zejeve që ushtronin banorët. Topat e Hafiz Pashës në 1835 dhe tërmetet e viteve 1815, 1837, 1852, 1905 ndikuan në shpërnguljen e banorëve nga qyteti vjetër, për në perëndim drejt pazarit dhe fushave të liqenit të Shkodrës. Devijimi i Drinit pas vitit 1858, shënoi deklinin e qendrës që mori hov në periudhën e Pashallekut të Shkodrës. Nga të paktat gjurmë që ruhen sot janë vetëm toponimia e lagjeve Tabake, Bexhene, Ajasem rrënojat e xhamisë Tabake, dhe të asaj Qafë-Kala, çinari shekullor monument natyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ