Efektivë të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë, po zhvillojnë një trajnim me palën italiane, me fokus rritjen e aftësive në qitjen precize dhe përgatitjen për operacionet në kushte reale.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë trajnimit u shkëmbyen eksperienca mbi taktikat moderne dhe elementët kyç të qitjes, duke forcuar ndërveprimin dhe profesionalizmin e efektivëve.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky bashkëpunim kontribuon në rritjen e kapaciteteve operacionale dhe gatishmërisë.





