Wednesday, March 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Flauti magjik”, 3 ditë në Teatrin e Operas

“Flauti magjik”, 3 ditë në Teatrin e Operas

Për tri ditë me radhë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka vënë në skenë “Flautin magjik”, përshtatur për fëmijë dhe familje.

Testamenti shpirtëror i Moxartit u përcoll përgjatë datave 26, 27 dhe 28 maj. “Flauti magjik” është një vepër shumëdimensionale ku të vegjlit artdashës u përfshinë tërësisht në një botë magjike.

Libreti i kësaj opere bazohet në një përrallë me nota të holla humori dhe plot mistere. Tamino dërgohet nga Mbretëresha e Natës për të shpëtuar vajzën e saj Pamina nga prifti i lartë Sarastro. Megjithatë, gjatë aventurës së tij, Tamino vlerëson vlerat dhe idealet e Sarastros dhe i bashkohet rrugëtimit të tij.

Muzika e bukur e Moxarit dhe artistët e TKOB argëtuan pa masë spektatorët e vegjël, në hollin koncertor të teatrit. Edhe orari i vendosur paradite, ishte lënë enkas për ta bërë më të mundur frekuentimin nga fëmijë e familjarë.

Vepra në formën e një Singspielit, nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi, i dha dinamikë shfaqjes dhe dhuroi atmosferë emocionuese për publikun. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ