Fizikani britanik, Peter Higgs, fitues i çmimit Nobel në Fizikë në vitin 2013 për punën e tij për të ashtuquajturat “grimcat Higgs”, një grimcë elementare që konsiderohet gurthemeli i strukturës themelore të materies, vdiq në moshën 94 vjeçare, njoftoi sot Universiteti i Edimburgut. ”Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij të hënën, më 8 prill pas një sëmundjeje të shkurtër”, tha universiteti në një deklaratë. Peter Higgs mori çmimin Nobel në Fizikë në vitin 2013 me belgun François Englert.
Ata u shpërblyen për vendosjen e bazave teorike, në vitin 1964, gjë që do të çonte në zbulimin e grimcave në vitin 2012 në laboratorin zviceran CERN. Bozoni Higgs konsiderohet nga fizikanët si gurthemeli i strukturës themelore të materies, grimca elementare që u jep masën e tyre shumë të tjerëve, në përputhje me të ashtuquajturën teorinë e “Modelit Standard”. Në përpjekje për të popullarizuar këtë zbulim, kjo grimcë është quajtur “grimca e Zotit” sepse është kudo, por veçanërisht e pakapshme.
“Peter Higgs ishte një person i jashtëzakonshëm – një shkencëtar me të vërtetë i talentuar, vizioni dhe imagjinata e të cilit pasuruan njohuritë tona për botën përreth nesh”, tha Peter Mathieson, drejtor i Universitetit të Edinburgut, cituar në njoftimin për shtyp. “Puna e tij pioniere motivoi mijëra shkencëtarë dhe trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë shumë të tjerë për brezat që do të vijnë”, shtoi ai