Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTFirmëtari i pavarësisë, Qazim Kokoshi

Firmëtari i pavarësisë, Qazim Kokoshi

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujton rilindasin, firmëtarin e pavarësisë, patriotin Qazim Kokoshi i cili u burgos nga diktatura komuniste dhe vdiq në burg nga torturat. Ai lindi më 12 shtator 1882 në Vlorë ku dhe mori mësimet e para në shkollën turke të qytetit, për të vazhduar më tej në gjimnazin e mirënjohur “Zosimea” të Janinës. Kthehet në vendlindje aty ku nis aktivitetin e tij politik duke qenë një ndër themeluesit e klubit patriotik “Labëria”. Për shkak të kësaj veprimtarie kundër Perandorisë Osmane, dënohet nga administrata me vdekje. Ai arrin të arratiset drejt Korfuzit dhe më pas drejt Italisë. Gjatë Shpalljes së Pavarësisë, Qazim Kokoshi ka kryesuar punën organizative për mbajtjen e kuvendit në Vlorë, ku u mirëpritën delegatë nga të gjitha trojet shqipfolëse. Merr pjesë si delegat i Vlorës dhe gjithashtu një nga firmëtarët e Aktit të Shpalljes së Pavarësisë. Delegat i Vlorës në Kongresin e Lushnjës dhe një nga udhëheqësit e Luftës së Vlorës. Ka kontribute të rëndësishme në konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar, si dhe merr pjesë në jetën politike e parlamentare në vitet 20’. Kryetar bashkie dhe prefekt i Vlorës. Mbështet Lëvizjen e Qershorit me 1924. Për këtë arsye, arratiset pas rikthimit të Ahmet Zogut, për t’u kthyer në Shqipëri falë një amnistie të vitit 1928. Merr pjesë në “Organizatën e fshehtë të Vlorës”, një grupim kundër regjimit monarkist. Dënohet me vdekje, por për shkak të reagimit patriotik të qytetit të Vlorës, dënimi iu ndryshua me 4 vjet heqje lirie. Gjatë luftës, arrestohet nga Gestapo dhe internohet në Bergamo të Italisë. Kthehet më 1945 në Shqipëri, dhe paradoksalisht, me vendosjen e diktaturës komuniste, e dënojnë me 2 vjet heqje lirie. U konsiderua reaksionar dhe shumë pjesëtarë të tjerë të familjes u burgosën. Vdiq në burg nga torturat më 1947 dhe trupi i tij nuk iu dha familjes.http://ata.gov.al/2022/09/12/perkujtohet-firmetari-i-pavaresise-qazim-kokoshi-i-burgosur-nga-diktatura/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments