Wednesday, February 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFilmi shqiptar rrëmben dy çmime në Trieste

Filmi shqiptar rrëmben dy çmime në Trieste

Filmi “Sheets” i regjisores shqiptare Evi Gjoni, ka korrur sukses në premierën e saj botërore në Itali. Lajmin e jep Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila ka dhënë dhe mbështetjen financiare për prodhimin e filmit. “Super sukses i regjisores Evi Gjoni në premierën botërore të filmit të saj të shkurtër “SHEETS”, shkruan QKK në rrjetet sociale, për triumfin e arritur në “Trieste Film Festival”. Filmi shqiptar rrëmbeu 2 çmime në “TFF”: Çmimin e publikut për “Miglior Cortometraggio” dhe çmimin “Menzione Speciale” të jurisë. QKK ka uruar stafin dhe gjithë bashkëpunëtorët. Evi Gjoni vjen me “Sheets” pas një përvoje të gjatë në cilësinë e asistent regjisores. Një ndër filmat ku ajo ka punuar më herët është dhe “Two lions heading to Venice”, film i cili pati jehonë në media. Filmi Sheets është prodhuar nga “Ska-Ndal”, me mbështetje financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ