Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështeti klasat e fotografisë për të rinjtë, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Videoartit “Gjon Mili” dhe në bashkëpunim me Qendrën e Artit “Agora”. Qendra e Artit “Agora” ndihmon në rigjallërimin e muzeumeve përmes edukimit artistik dhe duke angazhuar të rinjtë e talentuar shqiptarë në përvoja të rëndësishme arsimore. Këta të rinj pjesëmarrës realizuan veprat e tyre të para videoartistike, të cilat do të udhëtojnë nga Tirana në Korçë dhe më pas në Nju Jork, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Videoartit “Gjon Mili”. “Në datën 5 shtator, në orën 20:00, Qendra Kulturore Tulla në Tiranë do të mirëpresë aktivitetin e hapjes, me një kombinim të bukur të filmave me metrazh të shkurtër dhe muzikës xhaz e bluz, si dhe kontributit të artistit të famshëm shqiptaro-amerikan, Gjon Mili”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. Shfaqje filmash nga artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë si dhe diskutime artistike do të jenë pjesë e festivalit, që do të mbahet nga 5 deri në 7 shtator, në Sallën e Koncerteve “Tonin Harapi”, Qendrën Kulturore Berk, Galerinë Kalo dhe Galerinë Tiranë. Me thirrjen për të mos e humbur këtë përvojë të vërtetë kulturore, ambasada e SHBA-së informon se festivali do të zhvendoset në Korçë nga data 8 deri në 10 shtator.https://ata.gov.al/2022/08/31/nga-tirana-ne-nju-jork-nis-ne-5-shtator-festivali-nderkombetar-i-videoartit-gjon-mili/
Festivali Ndërkombëtar i Videoartit “Gjon Mili”
RELATED ARTICLES