Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2022” do të startojë sonte. Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), përmes një njoftimi, ka konfirmuar se me dokumentarin “Kosova e Artë”, që i dedikohet kampioneve olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, hapet Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2022”. “Me dokumentarin “Kosova e Artë”, që i dedikohet kampioneve olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, hapet sonte Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2022”. Shfaqja e dokumentarit të sotëm bëhet në ora 20:00 në Kinemanë ABC në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2022”
RELATED ARTICLES