Në Tiranë do të zhvillohet në 17 shtator “Festivali i verës”. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi qytetarët të marrin pjesë në këtë ngjarje ku mund të shijojnë verë, ushqim dhe të dëgjojnë muzikë. “Ejani të trokasim gotat duke shijuar verën më të mirë që kantinat e vendit ofrojnë. Nën tingujt e muzikës dhe mes miqsh të mirë, le ta kthejmë verën në kryefjalën e kësaj dite”, u shpreh Veliaj në një postim në rrjetet sociale. “Festivali i verës” do të organizohet tek Pazari i Ri, ku nga ora 12:00 – 17:00 do të jetë panairi i kantinave të verës, shoqëruar me muzikë, ndërsa në orën 17:00 – 19:00 do të zhvillohet një bisedë për verën, diskutime për temën e prodhimit dhe degustimit të saj. Më pas në orën 19:00-21:00 do të performojë grupi muzikor “Offchestra”, i cili do të sjellë këngët më të njohura, ndërsa në orën 21:00 – 23:00 do të ketë muzikë me DJ.https://ata.gov.al/2022/09/14/festivali-i-veres-ne-17-shtator-tek-pazari-i-ri/
“Festivali i verës” 17 shtator
RELATED ARTICLES