Festivali Ndërkombëtar i Videoartit “Gjon Mili”, është zhvendosur sot në Korçë, ku do të qëndrojë deri më datë 10 shtator. Bashkia Korçë dhe biblioteka “Thimi Mitko” do të organizojnë aktivitetin e hapjes me një ndërthurje të bukur të filmave me metrazh të shkurtër dhe muzikës xhaz&bluz, si dhe kontributin e artistit të njohur shqiptaro-amerikan Gjon Mili. Eventi në bibliotekën “Thimi Mitko” do të nisë me një performancë të kantautorit e kitaristit Vitmar Basha. Më tej, “Gjon Mili IVAF” do të zhvendoset në Muzeun Gjon Mili, në datat 9 dhe 10 shtator. Aty, artdashësit mund të shijojnë shfaqje filmash nga artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, si dhe biseda artistike. Festivali i video-artit nisi në Tiranë, me biseda mes artistësh dhe prezantime punësh të tyre. Më pas festivali i “Gjon Milit” do të zhvendoset në New York, Manhatan nga 25 – 30 shtator. Gjon Mili ishte një fotograf me origjinë shqiptare por që ushtroi aktivitetin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fotografitë e tij me ekspozim ultra të shkurtër, përbëjnë një nga dukuritë më interesante të lidhjes së shkencës me artin. Punët e Gjon Milit janë ekspozuar në Muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut (MOMA) si dhe në galeritë e Parisit. Ndër më të famshmet punë të tij, janë fotot që i ka bërë piktorit të shquar Pablo Pikaso, njëra prej të cilave mban titullin “Duke vizatuar me dritë”.http://ata.gov.al/2022/09/08/festivali-nderkombetar-i-videoartit-gjon-mili-shkon-ne-korce/
Festivali “Gjon Mili”
RELATED ARTICLES