Ka nisur në Amfiteatrin e Tiranës, Festivali Folklorik Ndërkombëtar i Tiranës (FIDAF). “Fidaf Albania” sjell në Tiranë 9 ansamble vallesh nga bota e rajoni. Në këtë edicion të tretë të këtij festivali marrin pjesë ansamble nga: Greqia, Hungaria, India, Meksika, Spanja, Polonia, Moldavia, Kili e Shqipëria, Çdo mbrëmje në Amfiteatrin e Tiranës, deri në 22 korrik, kryeqytetasit por edhe vizitorët e ndryshëm do të mund të shijojnë ngjyrat e artit dhe të traditës. Iniciues i këtij festivali është Gëzim Alimehmeti, ish-solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, por tashmë FIDAF ka gjetur mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe institucioneve të tjera. atsh