Një ilaç i ri eksperimental, donanemab, ngadalëson progresin e sëmundjes së Alzheimerit, duke ndihmuar në vonimin e përkeqësimit të shenjave klinike të sëmundjes dhe në ruajtjen e aftësisë për të kryer aktivitete normale të përditshme. Rezultatet e provës klinike të fazës III, u publikuan në ”Journal of American Medical Association” (JAMA). Ilaçi është një antitrup monoklonal që ndihmon në largimin e beta-amiloidit, proteinës në rrënjën e pllakave karakteristike të sëmundjes. Eksperimenti, i quajtur “Trailblazer-Alz 2”, përfshiu më shumë se 1 700 pacientë me Alzheimer në fazën e hershme, të cilët morën ilaçin ose një ‘placebo’. Pas rreth një viti e gjysmë, sëmundja kishte përparuar më ngadalë te pacientët e trajtuar me donanemab, rreth 35% te pacientët me forma më të hershme dhe 22,3% nëse konsideroheshin të gjithë pacientët. Këto të dhëna përkthehen në një ngadalësim prej 4,36 muajsh. Për më tepër, rreth gjysma e pacientëve të trajtuar me ilaçin e ri nuk kishin përkeqësim klinik për të paktën një vit, krahasuar me 29% të pacientëve që morën ‘placebo’. Rezultatet e provës, pjesërisht të parashikuara tashmë në maj, vijnë disa ditë pas miratimit të plotë të lecanemab nga FDA-ja, një ilaç me një mekanizëm veprimi të ngjashëm me donanemabin. Këto barna përfaqësojnë fillimin e një epoke të re të terapisë së sëmundjes Alzheimer. Megjithatë, disa çështje mbeten për t’u zgjidhur, për shembull shtrirja e përfitimeve klinike në lidhje me rreziqet e këtyre trajtimeve. atsh
Donanemab ilaçi i ri që ngadalëson Alzheimer
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on