“Festa e Roshnikut”, ose ndryshe “Festa e fikut” mblodhi bashkë për dy ditë me radhë këtë fundjavë (8-9 shtator) fermerë e banorë të njësisë administrative Roshnik, dhe jo vetëm, në organizimin e “Festës së fikut”, një nga produktet për të cilat është e njohur kjo zonë. Festa bëri bashkë fermerët të cilët sollën prodhimet e tyre në panairin agroturistik, si një mënyrë për të promovuar traditën, produktet, kulinarinë dhe natyrën shqiptare me potenciale për zhvillimin e ekonomisë lokale. “Produktet e jashtëzakonshme të zonës, muzika, valltarët e lojërat për fëmijë, e bënë këtë festë fantastike për turistët dhe të gjithë pjesëmarrësit”, u shpreh kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, Festa e Roshnikut është një aktivitet i përvitshëm ku bëhet promovimi i produkteve të zonës. Njësia Roshnik ndodhet në territorin ku është dhe Parku Kombëtar Mali i Tomorit, i cili ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on