Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTFesta e Byshekut !!

Festa e Byshekut !!

Festa e Byshekut bëri bashkë jo vetëm qytetarë të Elbasanit dhe artizanë, por edhe shumë biznese të zonës në fushën e agroturizmit. Festës iu bashkua dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues i qarkut të Elbasanit bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja, të cilët theksuan se falë programit “100 Fshatrat”, shumë shpejt edhe kjo zonë do të marrë vëmendjen e merituar si motor i ekonomisë lokale për zonën e Shushicës, Shpatit dhe jo vetëm. “Unë në fakt kam kënaqësi të vij këtu si nip sesa si politikan, sepse edhe unë kam nevojë të ‘gërmoj’ te rrënjët e mia. Edhe unë si nip nga Shpati dhe Shelcani kam kënaqësi të jem në këtë festë. Më vjen mirë që bashkia po e bën për herë të parë duke treguar kujdes dhe për këto aspekte kulturore dhe shpirtërore të njerëzve sepse traditat dhe festat duhet ti ruajmë”, deklaroi Gjiknuri. Kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja siguroi se “Festa e Byshekut” është futur në kalendarin e festave nga bashkia për promovimin e kësaj pike të rrallë turistike. “Nuk ka një vend për të gjithë zonën e Elbasanit më të afërt, më të dashur sesa Bysheku. Shushica, Shpati janë zonat më patriotike që ne kemi pasur. Zona me një kulturë të vjetër me një lidhje shpirtërore shumë të fortë me qytetin. Ne sot jemi mbledhur pikërisht për të kujtuar këto dhe për të forcuar këtë festë. Vitin tjetër do ta bëjmë më të madhe festën. Festa e Byshekut është futur në kalendarin e festave nga bashkia”, theksoi kreu i bashkisë, Gledian Llatja.http://ata.gov.al/2022/09/16/festa-e-byshekut-gjiknuri-do-te-marre-vemendje-si-motor-i-ekonomise-lokale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments