Këshilltari i Red Bull, Helmut Marko, është një njeri që i thotë gjërat ashtu siç janë, pa përdorur filtra. Në një intervistë për Motorsport, austriaku ka rishikuar strukturën aktuale të Formula 1 dhe nuk ka ngurruar të vlerësojë performancën e ekipit të tij “Ferrari nuk është më i shpejtë se Red Bulli. Përveç garës së Barcelonës, ne kemi qenë gjithmonë në një nivel. Ne jemi përpara në klasifikim, por këtu përfshihen edhe aftësitë strategjike të drejtuesve apo ato të besueshmërisë së makinës, të cilat ne i kemi shumë më pak, krahasuar me Ferrarin”, – deklaroi Marko. Red Bull kryeson ndaj Ferrarit me 97 pikë në Kampionatin Botëror të Konstruktorëve dhe Max Verstappen, lider i Kupës së Botës, ka një diferencë prej 80 pikësh me Charles Leclerc. Marko e konsideron holandezin pilotin më të mirë në historinë e Red Bull, më të mirë edhe se Sebastian Vettel. “Sigurisht që ai është më i miri. Pasi u bë kampion, ai është bërë një pilot më i shpejtë e që krijon më pak rrezik në pistë”. Marko ka pranuar që Pierre Gasly nuk do të kthehet te Red Bull. “Kontrata e Perezit që përfundon në 2024-ën, por nuk do të thotë që Gasly do të rikthehet te Red Bull. Ai konfirmon se piloti francez do të jetë në gjendje të bëjë atë që bëri Carlos Sainz. Nëse i vjen një ofertë e mirë atëherë ai do të jetë në gjendje të largohet nga strukturat e Red Bullit. Tashmë nuk është sekret që Porsche do të jetë furnizuesi i motorëve të Red Bull nga viti 2026, por bashkimi mes markës gjermane dhe ekipit austriak ende nuk është zyrtarizuar. Arsyeja është se as rregullorja e re nuk është zyrtarizuar.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614745
Ferrari dhe Red Bull, të barabartë
RELATED ARTICLES