Mbrëmë në Ferizaj ka nisur edicioni i 10-të i festivalit ndërkombëtar të filmit, “FERFILM”. 79 filma nga vende të ndryshmet botës në 4 kategori me tema të ndryshme do të shfaqen në kuadër të edicionit të 10-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “FERFILM”. “Festivalet gjithkund në botë bëhen për dy çështje e parë që zhvillimi i kinematografisë përmes film bërësve dmth njohja bashkëpunimi kooperimi ndërmjet veti kjo është e para dhe e dyta pak a shumë kanë karakter turistik ideja është që ne edhe si artist edhe si përfaqësues të kulturës përpiqemi që vendin tonë ta përfaqësojmë sa më mirë sa bukur edhe në arenën ndërkombëtare . Zakonisht kemi parë shumë filma botëror shumë pak po shohin të tjerët filma tonë”, tha Sabri Pajaziti organizator i festivalit FERFILM. Për të parë nga afër këtë festival nga Turqia ka ardhur edhe regjisori, Nail Pelivan. “Unë isha edhe në edicionin e parë, shumë vite jam afër stafit të “FERFILM” . “FERFILMI” është një festival i rëndësishëm për Kosovën edhe për kundër vështirësive financiare duhet që te ketë më shumë përkrahje sepse kjo e ndihmon emancipimin kulturor të shtetit “, tha Nail Pelivan regjisor nga Turqia. Edhe artistët e tjerë e vlerësuan lartë mbajtjen e këtij festivali. “Ky festival ka është bajagi tradicional ka bërë bagazh shumë të mirë të vetin është edicioni i 10-të, edhe është e mira që zakonisht gjithmonë sjellim mysafirë nga jashtë dhe tregojnë kulturën vendin turizmin që të Ferizajt e Kosovës” ka thënë Burim Halitit regjisor dhe anëtar i jurisë “FERFILM” Festivali i Filmit “FERFILM” përfundon më 6 shtator me ndarjen e shpërblimeve.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615968