Fëmijët e shkollës “Vaçe Zela” në Tiranë, pjesë e programit “Toka në shkollë”

0
6

Programi “Toka në Shkollë” po nxit një qasje të re të lidhjes mes nxënësve dhe natyrës, përmes aktiviteteve praktike dhe mësimeve ndërvepruese.

I shtrirë në shkolla të ndryshme në rang vendi, ky program synon të afrojë edhe më shumë nxënësit me kujdesin për natyrën, mjedisin, përmes iniciativave të drejtpërdrejta.

“Toka në Shkollë” është një nismë e Ministrisë së Arsimit, e shtrirë në shkolla në mbarë vendin, ku nxënësit jo vetëm zhvillojnë aftësi praktike, por edhe ndërgjegjësohen për rëndësinë e mjedisit dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Gjithashtu ky program synon të zhvillojnë aftësitë praktike për kultivimin, me synim lidhjen e fëmijëve dhe të rinjve me natyrën dhe traditat, si një mjet për edukimin mjedisor dhe jo vetëm.